Festat e nëntorit/ Qeveria merr vendimin: E hëna pushim për administratën shtetërore, do të zëvendësohet më vonë

Shqipëria

Festat e nëntorit/ Qeveria merr vendimin: E hëna pushim për administratën shtetërore, do të zëvendësohet më vonë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Qeveria ka marrë vendimin për caktimin e ditës së hënë, 27 nëntor, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

Këshilli i Ministrave, përmes një VKM-je me propozimin e Kryeministrit, ka vendosur që dita e punës të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës.

“Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi”– thuhet në VKM-në.

E cila hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat