Rexhepi për operacionin e SPAK: Do të ketë arrestime të tjera!

Shqipëria

Rexhepi për operacionin e SPAK: Do të ketë arrestime të tjera!

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 19:14
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi në një intervistë në “News Line”, në ABC foli për operacionin e SPAK dhe arrestimin e Erzen Breçanit, ish-drejtori i Policisë Tiranë.

“Në momentin e kanabizimit të mbarë Shqipërisë u thye kodi moral i policisë. Pra kur kalon kodin moral bëhesh ortak me krimin dhe merr përqindje për rrënjë hashashi, bëhesh një nëpunës i pandreqshëm”, tha Rexhepi.

Gjatë kësaj interviste ai u shpreh se njerëzit që rekrutohen në polici duhet të jenë idealistë, pasi policia nuk të pasuron. Ndërsa paralajmëroi arrestime të tjera.

“Nëse e sheh policinë si një vend që mund të pasurohesh. Në godinën e policisë duhet të bjerë tërmet. Sirenat e alarmit i kam ngritur edhe më parë, një shef komisariati me makinë 100 mijë euro, janë gjëra të dukshme, nuk kishte përse të zbërtheheshin këto të SKY. Por policia duhet të bëjë një pastrim shumë të madh administrativ”, ka thënë ai.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, eksperti i kriminalistikës, tha se duhet minimalisht duhet të ketë hetim administrativ në polici.

“Këto janë skandale penale që tani i ndjek gjykata dhe ministri ka mundësinë të ngrejë një Komision dhe t’i kalojë në sitë. Është një ndërhyrje për të kapur sinjalin, pra nuk është bërë një enkriptim direkt. Do të ketë sërish ngjarje dhe SPAK-ut i duhet shtuar personeli. Ligji i gradave po ashtu duhet të ndryshojë urgjentisht. Na janë bërë këto drejtorët si monument kulture, merren nga Korça çohen në Vlorë, pastaj në Tiranë, nuk duhet të ketë kaq shumë burokraci për të marrë gradën”, tha ai, duke shtuar: “Në radhët e policisë ka disa qindra oficerë që kanë këto sajte, por këto sajte kanë një kosto ekonomike që kap vlerë mijëra euro. Pra ka nevojë për një sitë policia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat