Artan Hoxha zbardh detajet nga operacioni i SPAK: Ja çfarë pritet të nxjerrin hetimet në lidhje me Eralb Breçanin

Shqipëria

Artan Hoxha zbardh detajet nga operacioni i SPAK: Ja çfarë pritet të nxjerrin hetimet në lidhje me Eralb Breçanin

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 23:28
Artan Hoxha

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, se Eralb Breçani, djali i madh i Erzen Breçanit, është futur në lojën e trafikut të drogës, duke qenë se bashkëjeton me motrën e Ervin Matës, të dyshuarin si furnizues me drogë të Evropës nga Amerika Latine.

Hoxha tha se Erzen Breçani ka patur merakun që djali i tij ta lërë këtë punë dhe të kthehet në Shqipëri, duke e këshilluar që të mos i besojë edhe kunatit, Mata.  

“Eralb Breçani është djali i madh i Erzen Breçanit dhe bashkëjeton me motrën e Ervin Matës. Është 26 vjeç, por është futur në këtë qerthull pasi është lidhur me motrën e Ervin Matës. Lidhja e tyre është bërë mes familjeve. Ai ka patur rolin e pritësit në Valencia të Spanjës. Në komunikimin që ka me të atin, ky i fundit kujdeset që t’i thotë që të mos merret më me këtë punë, të kthehet në Shqipëri. I thotë që të mos i ketë besim as kunatit të vet, sepse i thotë se është informator i policisë.

Erzen Breçani ka patur shumë informacione se ka punuar gjatë në polici. Në rastin “Babale” Breçani zbuloi se ajo ishte një histori e dyshimtë, sepse e ka patur informator Babalen.

Ai në këtë rast ka bërë rolin e babait që kujdeset për të birin. Dhe i tillë ka qenë edhe qëndrimi i tij sot në gjykatë, ku ka thënë se është aty prej të birit. Thotë se nuk e dinte se me çfarë merrej djali, megjithëse SPAK-u thotë se në një moment ai i ka kërkuar 350 mijë euro sepse familja e tij po ndërtonte një HEC në Valbonë.

Ervin Mata i thotë t’ia kalojë përmes llogarisë së ish-të dashurës 500 mijë euro borxh, por Breçani nuk pranon me sa duket duke mos dashur të bëjë me të dhe të mos jetë peng i tij dhe këtë gjë është munduar të zgjidhë me të birin, sepse i thotë se nuk ka paguar as rrogat e punëtorëve.

Erzen Breçani ka tentuar ta shkëpusë të birin. Pjesa e Erzen Breçanit është lidhja me Gërmizin dhe me të birin që ka lidhje me motrën e Ervin Matës.

Se çfarë roli ka patur Eralbi Breçani do ta zbulojnë hetimet”-tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat