“Mos bërtit, një sekondë”, Basha tregon pse nuk ka shkuar në parlament

Shqipëria

“Mos bërtit, një sekondë”, Basha tregon pse nuk ka shkuar në parlament

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 12:55
Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shfaq sot përpara mediave. Ishte i irrituar nga pyetjet e gazetarëve. I pyetur se përse nuk ka shkuar në parlament në seancat e fundit, Basha tha se seancat janë asgjësuar nga “pazari Rama-Berisha”.

“Ua futën qytetarëve shqiptarë me ndryshimet e vitit 2008. Kuvendi duhet të mundësojë opozitë të vërtetë dhe jo teatër. Seancat janë asgjësuar nga pazari i Ramës me Berishën”, tha ai.

Nuk ia përmendi emrin Gazment Bardhit edhe pas insistimit të gazetarëve, por tha se i takon atij ta caktojë emrin e bashkë-kryetarit të reformës zgjedhore.

“Emigrantët të kenë të drejtën e votës. Propozimet janë në Kuvend. Komisioni i reformës zgjedhore ka bashkë-kryetarin e PD-së të zgjedhur dhe nuk bën llogari kungulleshkash si ata që bëjnë llogari personale.

Kërkojmë lista të hapura që të mos ketë kandidatë me 300 vota në parlament që ngrenë zërin për interesat e tyre dhe kandidatë me 5 mijë vota që ngelin jashtë. Lista të hapura dhe Shqipëria një zonë elektorale”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat