Ish-prokurori: SPAK histori suksesi, në të njëjtë gjatësi vale me SHBA-BE

Shqipëria

Ish-prokurori: SPAK histori suksesi, në të njëjtë gjatësi vale me SHBA-BE

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Matjet e reja të Barometrit në Euronews Albania, kanë zbuluar se sa i përket besueshmërisë së institucioneve në vend, SPAK është në krye të listës, ndryshe nga matjet e një viti më parë.

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha në emisioni Barometri se SPAK po tregon se është një histori suksesi dhe do rritet edhe më shumë.

Sipas Hajdarit, të dhënat e publikuara  tregojnë se nga të gjitha institucionet shqiptare, SPAK është në të njëjtën gjatësi vale me besimin te SHBA dhe BE.

“SPAK është bashkuar me SHBA dhe BE. Nga të gjitha institucionet e Shqipërisë tregon se SPAK është në të njëjtën gjatësi vale me SHBA-BE. Për mua ka qene e pritur që kur i ngrit SPAK. Nga mënyra si u krijua dhe kushtet që i kemi krijuar SPAK do jetë histori suksesi. Ka pasur punë, ka finalizuar disa dosje që do merrnin kohën e vet dhe me impakt të lartë. Është histori suksesi dhe do vazhdojë të rritet edhe më shumë. Alarmi është që opozita dhe parlamenti ka besueshmëri më të vogël”, tha Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat