U shkarkua nga posti i ministres, Frida Krifca merr post të ri në administratën shtetërore

Shqipëria

U shkarkua nga posti i ministres, Frida Krifca merr post të ri në administratën shtetërore

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 20:54
Ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca

Ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca duket se është angazhuar sërish me një detyrë të rëndësishme pasi u largua nga posti që e mbajti për disa vite, sipas BW.

Ish-ministrja tashmë është sistemuar me një zyrë të ngjashme me ato që kanë këshilltarët e kryeministrit në katin e tretë të kryeministrisë.

Vitet e fundit ajo shërbeu fillimisht si drejtoreshë e AZHBR dhe ministre e bujqësisë, pozicion të cilin e la pasi në media u publikua skandali i shpërdorimit të fondeve të BE për bujqësinë.

Për këtë të fundit, Frida Krifca po hetohet nga OLAF, zyra e posaçme e BE për korrupsionin dhe njëkohësisht çështja e saj është në dosjet aktuale të prokurorëve të SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat