Paketa e Sigurisë, Balla: Nga 300 kontrolle në çerdhe dhe kopshte, 129 pronarë të proceduar

Shqipëria

Paketa e Sigurisë, Balla: Nga 300 kontrolle në çerdhe dhe kopshte, 129 pronarë të proceduar

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 12:14
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi se nga 300 kontrolle të ushtruara në çerdhe dhe kopshte, janë proceduar penalisht 129 pronarë dhe administratorë të tyre.

Ministri theksoi se në kuadër të paketës së sigurisë në shkolla u gjobitën 18 subjekte.

“🔴Tiranë📍#PaketaeSigurisë në shkolla përfshin edhe kopshtet dhe çerdhet.

Policia e Shtetit👮👮‍♂️ kontrolle në 300 çerdhe dhe kopshte, procedohen penalisht 129 pronarë/administratorë të këtyre subjekteve, ndërsa 18 të tjerët gjobiten administrativisht.”, thekson Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat