PNUD mbështet transformimin e tregut për përshpejtimin e përdorimit të energjisë diellore në Shqipëri

Shqipëria

PNUD mbështet transformimin e tregut për përshpejtimin e përdorimit të energjisë diellore në Shqipëri

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 19:06
Ilustrim

PNUD Albania në partneritet me Qeverinë Japoneze, po mbështesin transformimin e tregut, për përshpejtimin e përdorimit të energjisë diellore në Shqipëri.

Ky projekt synon të ndihmojë Shqipërinë në zbatimin e objektivit të ri kombëtar në përgjigje të Marrëveshjes së Parisit për Ndryshimet Klimatike, duke mbështetur procesin e tranzicionit drejt diversifikimit nga hidrocentralet dhe promovimin e burimeve alternative të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030, 42 % e energjisë së rinovueshme (në vend të hidrocentraleve të mëdha) në konsumin bruto të energjisë finale.

Projekti po punon për të hequr barrierat e tregut dhe për të përshpejtuar depërtimin e sistemeve diellore fotovoltaike (PV-të diellore), përmes kornizës së politikave, disponueshmërisë së mekanizmave financues, sigurimin e furnizimit me teknologji dhe shërbime të besueshme, shfrytëzimin e përvojës dhe njohuri nga vende të tjera me teknologji të avancuara si ato japoneze.

Disa nga ndërhyrjet e projektit përfshijnë mbështetjen për ndërtesat bashkiake duke instaluar projekte pilot të vendosjes së panaleve diellore.

Instalimi i sistemeve diellore fotovoltaike do të kontribuojë gjithashtu në zhvillimin e aftësive për prodhuesit/montuesit vendas të paneleve diellore, si dhe për ofruesit e shërbimeve për t’i mirëmbajtur ato.

Objektet pblike, si shkollat, kopshtet dhe ndërtesat bashkiake janë zgjedhur bashkërisht me Agjencinë për Eficencën e Energjisë në Dibër, ku përmes këtij projekti është investuar në vendosjen e paneleve diellore në 4 institucione publike dhe në Shkodër, Klos dhe në Përmet, janë vendosur në dy institucione, me një kapacitet të instaluar të energjisë diellore fotovoltaike prej 540 kW, nga të cilat 221 kW në Dibër dhe 100 kW në Klos.

Kjo nismë synon të parandalojë emetimet e 15,000 tonëve të gazeve serrë gjatë jetës së impianteve, duke u siguruar mbi 3,000 njerëzve akses të drejtpërdrejtë në energjinë diellore.

Energjia e kursyer në terma financiare arrin në rreth 67,385 euro/vit në bashkinë Dibër dhe 29,000 euro/vit në bashkinë Klos.

Ndërkohë të tjera ndërhyrje të projektit janë: Në mbështetje të Ligjit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë (BRE) 24/2023, janë draftuar dy akte nënligjore: VKM për Masat Mbështetëse të Burimeve të Energjisë se Rivonueshme; dhe Udhëzimi i Ministrit të MIE për Themelimin dhe Funksionimin e Komuniteteve të Energjisë së Rinovueshme; Aktivitete trajnuese për ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë Kombëtare per Efiçiencën e Energjisë, Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, stafit teknik të bashkive dhe OJQ-ve të tjera të interesuara; etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat