Reshje dëbore në Qafë Thanë, ARRSH: Borëpastruese në terren, shpërndarje kripe

Shqipëria

Reshje dëbore në Qafë Thanë, ARRSH: Borëpastruese në terren, shpërndarje kripe

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 19:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se filluan reshjet e dëborës edhe në Qafë Thanë.

Sipas ARRSH-së, grupet e punës dhe mjetet borëpastruese janë në terren duke bërë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullimi kryhet pa probleme. 

“Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, në kohë me reshje. Pajisuni me goma dimërore kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apeloi ARRSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat