E veja e ish-komisarit Malushi: Humbja e tim shoqi, thikë pas shpine nga kolegët

Shqipëria

E veja e ish-komisarit Malushi: Humbja e tim shoqi, thikë pas shpine nga kolegët

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 21:27
Esmaja Malushi

Bashkëshortja e ish-komisarit të Policisë Gani Malushi, të vrarë në vitin 2003, Esmaja, është shprehur se ky institucion është degjeneruar dhe e ka humbur funksionalitetin.

Komentet Malushi i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se humbja e të shoqit të saj, ishte thikë pas shpine nga kolegët e tij.

Kujtojmë se ish-shefi i komisariatit të Fushë-Krujës, Gani Malushi, u qëllua me një breshëri plumbash, duke i shkaktuar vdekjen.

“Të gjithë ata në panel janë sulmuar me grushta pas shpine dhe po tregojnë realitetin që kanë përjetuar. Pajtohem me mendimin aty që po nuk e deshe profesionin dhe po nuk je idealist, nuk ke për të ecur para. Në polici duke spastruar të gjithë gjithë njerëzit e aftë dhe duke futur të rinjtëk, e degjeneruan Policinë e cila e humbi funksionin.

Humbja e tim shoqi është një thikë pas shpine e kolegëve të tij. Kam kërkuar në të gjitha strukturat që kjo çështje të zbardhet dhe asnjëherë nuk kam pasur një përgjigje, që të më thonë moj zonjë ty të ndodhi fatkeqësi por realiteti është kështu. Shumë policë janë të tradhëtuar nga strukturat, shokë, apo kolegë. Sot ka ardhur dita që e vërteta të dalë në shesh. Kush abuzon të shkojë atje ku abuzohet, por jo në strukturat e Policisë”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat