Policia e Shtetit, në gatishmëri të përforcuar deri më 30 Nëntor

Shqipëria

Policia e Shtetit, në gatishmëri të përforcuar deri më 30 Nëntor

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të përforcuar deri më 30 Nëntor për shkak të festimeve të Pavarësisë.

Përforcimi i sigurisë nisi që mbrëmjen e 25 Nëntorit për shkak të motit të keq, ku efektivët e policisë u shkuan në ndihmë dhjetëra qytetarëve, të cilët u bllokuan si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, duke i evakuar me automjete të kalueshmërisë së lartë dhe duke i dërguar në destinacionet e tyre.

Gatishmëria dhe shërbimi i përforcuar do të vijojnë deri më datë 30 Nëntor, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në të gjitha sheshet dhe ambientet ku do të zhvillohen festime.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Rendit po bashkëpunojnë me policitë bashkiake, për monitorimin e rrugëve dhe shesheve që do të bllokohen për festime. Ndërkohë, Policia Kriminale ka rritur vigjilencën dhe po bashkëpunon me agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Gjithashtu, janë marrë masa për parandalimin e ndotjes akustike që shkaktohet nga përdorimi i pakontrolluar dhe në cënim të parashikimeve të ligjit, i fishekzjarreve dhe lëndëve të tjera piroteknike, për qëllime festive.

Njëkohësisht, janë marra masa në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe në kufirin e gjelbër, për të parandaluar dhe për të goditur tentativat për krime kufitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat