Artan Hoxha zbardh prapaskenat: Ja pse Rama se mbron dot Beqajn

Shqipëria

Artan Hoxha zbardh prapaskenat: Ja pse Rama se mbron dot Beqajn

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 06:37
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për hetimet ndaj ish ministrit Ilir Beqaj, të cilat çuan në një përplasje mes gjykatësit Erion Bani dhe prokurorëve Kondili dhe Nakuçi.

Ai tha se çështja është ende në hetim dhe derisa të shkojë te gjykata e themelit nuk e dimë se çfarë akuzash mund të rëndojnë mbi Beqajn. Sipas tij, gjyqtari se jep dot arrestin me burg po se kërkoi prokurori, ndërsa shtoi se në këto momente të çështjes Rama nuk e mbron dot.

"Masa e sigurisë është një masë që merret në një moment të caktuar kur çështja është në hetim dhe çështja nuk ka shkuar në gjyqin e themelit dhe deri sa të shkojë atje ne nuk e dimë se çfarë akuzash të tjera do i shtohen Ilir Beqaj. Në rast se dy prokurorët kanë bërë shkelje është gjykata e themelit që e detyron prokurorin që të vendosë këtë akuzë për x shkelje.

Gjyqtari po kërkon pse nuk e arreston ndërsa prokurorët thonë se nuk e shohim të arsyeshme. Në këto momente është duke u diskutuar vetëm masa e sigurisë është njëson si në rastin e Berishës. Kur të shkojë në gjyqin e themelit atëherë mund të gjykojmë nëse prokuroria i ka bërë hetimet në rregull apo jo.

Ne sot jemi te pjesa që po kërkohet me insistim arrest me burg, por gjyqtari se jep dot arrestin me burg po se kërkoi prokurori dhe ky është problemi që ne merremi me teknikalitete dhe jo me problemin e madh. Rama nuk e mbron dot, në këtë moment Ilir Beqajn sepse do e shpëtojë te masa e sigurisë por më vonë çfarë do bëjë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat