Veliaj: Është çështje kohe bashkimi Kosovë – Shqipëri

Shqipëria

Veliaj: Është çështje kohe bashkimi Kosovë – Shqipëri

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 15:32
Erion Veliaj

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se është çështje kohe kur Shqipëria dhe Kosova të bëhen një.

Ai për emisionin “Radar” në RTV Dukagjini ka thënë se ka kujtime shumë të mira në Kosovë.

Unë i kam pa gjithmonë bashkë. Besoj është vetëm çështje e kohe t’i shohim bashkë në Evropë. Kam ndoshta kujtimet më të mira, si njëzet-vjeçar, kur i kam mbushë në Kosovë, në Prishtinë, në mahallë të Muhaxherëve”, ka thënë Veliaj.

Veliaj në fund u shpreh se “jam ndoshta kryetar pak më i mirë i Tiranës sepse kam jetuar në Prishtinë”.

Ai ka thënë se vetëm shqiptarët mund ta pengojnë suksesin duke theksuar “Kosova është e lirë dhe e pavarur, e Shqipëria e lirë dhe e pavarur, vetëm ne mund ta pengojmë suksesin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat