Vajza e tij humbi jetën në lule të rinisë pas një aksidenti në Maqedoninë e Veriut, familja e Vangjel Tavos hap dyert e mortit

Shqipëria

Vajza e tij humbi jetën në lule të rinisë pas një aksidenti në Maqedoninë e Veriut, familja e Vangjel Tavos hap dyert e mortit

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 11:56
Vangjel Tavo dhe vajza

Familja e ish-nënkryetarit të Kuvendit, Vangjel Tavos, ka hapur dyert e mortit pas një tragjedia te rëndë, ku vajza e tij ka humbur jetën pas një aksidenti.

Mësohet se Eva, rreth 24 vjeçe, ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë në Maqedoninë e Veriut, ku edhe pse u transportua në spital, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Ishte vetë Vangjel Tavo i cili njoftoi lajmin e hidhur në një postim të bërë në Facebook.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkuan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat