“Koha për t’u ndarë nga Berisha”, Çupi: Federata opozitare? Nuk do të funksionojë. Në opozitë mungojnë vlerat

Shqipëria

“Koha për t’u ndarë nga Berisha”, Çupi: Federata opozitare? Nuk do të funksionojë. Në opozitë mungojnë vlerat

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 14:03
Frrok Çupi

Në studion e Tirana Live, analisti Frrok Çupi, komentoi edhe nismën e aleatëve të PD për një krijimin e një federate, me qëllim bashkimin e opozitës.

Për analistin Çupi, është një nisëm që nuk do të funksionojë pasi bashkimi ndodh mbi bazë të vlerave, dhe sot në opozitë tha ai vlerat mungojnë.

“Është e pamundur të bashkohet opozita në mënyra të tilla, mekanike. Federatat kanë luajtur rol propagandistik por s’ka funksionuar asnjëherë

Tani shfaqet një fjalë e marrë nga historia por është e pavlerë. Që të federohesh, bashkohesh, në radhë të parë duhen vlerat. Në opozitë mungojnë vlerat, ka probleme me drejtësinë, korrupsionin, krimin.

Basha dhe Berisha ndodhen në dy parti, duhet të ishin të ndarë. Nëse bashkohen ai grupim shkrihet i tëri. Njohim qëndrimin e SHBA kush bashkohet me Berishën fatin në politikë e ka shumë të zymtë. Tani është koha për t’u ndarë nga Berisha.” -përfundoi Çupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat