U përplas me makinë dhe u largua pa njoftuar policinë, zbardhet aksidenti në Sarandë-Kardhiq

Shqipëria

U përplas me makinë dhe u largua pa njoftuar policinë, zbardhet aksidenti në Sarandë-Kardhiq

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 14:58
Pamje nga aksidenti

Një automjet ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë është përmbysur. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Gjinos, në rrugën nacionale Sarandë-Kardhiq.

Shoferi ka arritur të dalë nga mjeti pa lëndimi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes ka njoftuar autoritetet. Rezulton se ai është një shtetas banues në Rumani, 35-vjeç, punonjës i shërbimeve të FRONTEX.

“Ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, për shtetasin L. D., 35 vjeç, banues në Rumani (punonjës i shërbimeve të FRONTEX, jashtë shërbimit), pasi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Gajdar-Shijan, ky shtetas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga”.

Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, 35-vjeçari nuk ka pritur shërbimet e qarkullimit rrugor, për kryerjen e veprimeve procedurale, por është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat