Revoltohet Robert Aliaj: Nuk dua patriotë Tik-Toku që ngrenë flamujt kinezë

Shqipëria

Revoltohet Robert Aliaj: Nuk dua patriotë Tik-Toku që ngrenë flamujt kinezë

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 06:36
Robert Aliaj

Artisti Robert Aliaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se është më shumë patriot ai që e shkatërron një flamur për një ideologji se sa ai që e valëvit një flamur.

Aliaj e cilësoi gjënë më të pasinqertë në botë atë që e përshkroi si mania e shqiptarëve me flamujt kinezë për të shprehur patriotizmin.

“Është patriot ai që mban flamurin në dorë apo ai që shkatërron një flamur? Por unë do thosha që ai që e shkatërron një flamur është më patriot se guximi që merr një njëri i tillë duke rrezikuar veten e vet për një kauzë të rëndësishme siç është shkatërrimi i një simboli shteti. Ai është veprim patriotik. Të valëvisësh flamurin është gjëja më banale në botë, mendoj se s’ka asgjë të bukur aty. Do doja një patriot të heshtur që jeton me vendin e vet, jo patriotizmin e Tiktok.

Patrioti i vërtetë është ai që rrezikon jetën për këtë kauzë, nëse nuk e ke këtë koncept në kokë dhe as guximi, edhe frika për të qenë i lirë. Ka individë në Shqipëri që kanë guximin të thonë fjalën e lirë. Vetëm fakti që s’e ke kurajën civile të thuash atë që mendon nuk je patriot. Asnjëherë nuk griset një flamur nga gjaknxehtësi, ka një kauzë. Kjo mania kineze e flamujve s’ka asgjë të sinqertë”, tha Aliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat