Lehtësohet lëvizja e shtetasve shqiptarë nga Shqipëria drejt SHBA dhe anasjelltas

Shqipëria

Lehtësohet lëvizja e shtetasve shqiptarë nga Shqipëria drejt SHBA dhe anasjelltas

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 08:52
Ky vendim e fut Shqipërinë në të ashtuquajturin “Grupi i Klubit 6 mujor”

Në dakordësi dhe bashkëpunim me Departamentin e Shtetit, tani shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt SHBA edhe nëse pasaporta e tyre skadon në 6 muajt e fundit përpara udhëtimit.   

Njëherësh, shtetasit shqiptarë që kthehen nga SHBA drejt Shqipërisë mund të udhëtojnë edhe nëse pasaporta e tyre ka skaduar.

Vendimi, u dakordësua dje, gjatë takimit që Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme pati në Tiranë me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit.

Ky vendim e fut Shqipërinë në të ashtuquajturin “Grupi i Klubit 6 mujor”, informoi sot ministria e Jashtme e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat