Frrok Çupi: Lajmi bombastik që e pret grupin e Gazment Bardhit nëse i shkojnë pas Sali Berishës

Shqipëria

Frrok Çupi: Lajmi bombastik që e pret grupin e Gazment Bardhit nëse i shkojnë pas Sali Berishës

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 10:26
Frrok Çupi

Analisti i njohur, Frrok Çupi ka komentuar situatën delikate në të cilit ndodhet Berisha dhe mbështetësit e tij, ambasada e SHBA në Tiranë“ iu mbylli derën” e bashkëpunimit. Pak ditë më parë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë gjatë reagim ekskluziv për gazetën “SOT”, i dha një “shuplakë” të fortë Sali Berishës, Gazment Bardhit dhe gjithë atyre që i shkojnë pas “non-gratës” se duhet ta mendojnë edhe një herë hapin që po hedhin dhe të kenë kujdes marrëdhëniet me të sanksionuarin nga SHBA. “Ambasada e SHBA nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me individët e shpallur ‘non-grata’ dhe nxisim të gjithë aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla”, u shpreh dje ambasada e SHBA për gazetën “SOT” përmes zëdhënësit të saj. Ky qëndrim i prerë amerikan erdhi menjëherë pas në media u fol se ka një tërheqje të amerikanëve ndaj Sali Berishës, pasi në reagimin e tyre për “Zërin e Amerikës” ata bënë thirrje për dialog sa më të shpejtë. Në një farë mënyre u duk sikur ata njohën Sali Berishën si opozitën e vërtetë. Por mesazhi i ambasadës së SHBA për gazetën “SOT” e thotë shumë qartë se amerikanët nuk ndryshojnë qëndrim për “non-gratat”, pra për Berishën, i cili është sanksionuar nga Departamenti Amerikanë i Shtetit në vitin 2021 dhe sipas DASH, aktet korruptive të ish-kryeministrit minuan demokracinë në Shqipëri. Pra ky mesazh rrëzon të gjithë entuziazmin e Sali Berishës pas reagimit të pak ditëve më parë të ambasadës së SHBA për “VOA”, ku ish-kryeministri po dilte në çdo studio duke thirrur se ndërkombëtarët i dhanë atij të drejtë dhe “i tërhoqën veshin” mazhorancës. Madje ai ka përsëritur disa herë këto ditë se mbështetësit e tij kanë kontakte të vazhdueshme me SHBA. Por për këtë dhe çfarë fshihet pas mesazhit të ambasadës amerikane ka folur edhe analisti Çupi, i cili paralajmëron telashe për këdo që i shkon pas Berishës. Madje ai iu bëri thirrje mbështetëse të Berishës që të distancohen nga Berisha, pasi sipas tij, SHBA nuk do t’i tolerojnë ata.

“Është e pamundur të bashkohet opozita në mënyra të tilla, mekanike. Federatat kanë luajtur rol propagandistik por s’ka funksionuar asnjëherë. Tani shfaqet një fjalë e marrë nga historia por është e pavlerë. Që të federohesh, bashkohesh, në radhë të parë duhen vlerat. Në opozitë mungojnë vlerat, ka probleme me drejtësinë, korrupsionin, krimin. Basha dhe Berisha ndodhen në dy parti, duhet të ishin të ndarë. Nëse bashkohen ai grupim shkrihet i tëri. Njohim qëndrimin e SHBA kush bashkohet me Berishën fatin në politikë e ka shumë të zymtë. Tani është koha për t’u ndarë nga Berisha”, deklaroi ai.

Parada kuq e zi në Tiranë

Ndërkohë analisti Frrok Çupi u ndal edhe tek Parada e Pavarësisë e mbajtur për herë të parë në Tiranë, e cila mori vëmendje dhe pati një impakt të rëndësishëm edhe për vendin. Analisti Frrok Çupi e vlerësoi një moment shumë të rëndësishëm për shqiptarët kudo në botë dhe në Shqipëri. Çupi theksoi se ky manifestim ishte një argument i fuqishëm kundër skeptikëve që thonë se kombi ynë është i keq. “Ndodhi që u festua në një mënyrë jo thjesht festë, por ishte një vepër kombëtare. Një arkitekturë kombëtare. Shqiptarët nëpër botë u zgjuan fuqishëm, erdhën në Shqipëri, kjo për faktin se sot janë krenar për kombin e tyre. Prej një kohë shumë të gjatë në kishim një defekt dhe entuziazmin për kombin e quanin komunist. Ishte shumë e ndaluar të këndoje këngë shqip. Folklori popullor u përjashtua. Në rastin tonë jemi në një kohë kur shohim se sa pasuri i sollën këto dy do të kombit. Pra kombi shqiptar nuk është i vogël është më shumë se sa numra. Në fushën e festës kishte mbi 200 grupe folklorike shqiptare dhe secili prej tyre ka elemente etnografike, këto janë pasuri të jashtëzakonshme. Pas viteve ’90 mos harrojmë se etnografia ishte ‘tharë’”, u shpreh ai.

Gjithashtu analisti u shpreh se vlerat kombëtare kapërcyen grindjet që ka sjellë politike dhe se ishte një ditë me shumë kuptim sidomos për bashkimin kombëtar. “Është një vepër jo vetëm artistike, por edhe politike, sociale kombëtare dhe kjo u arrit duke vënë në plan të parë vlerat e kombit dhe u arrit edhe nëpërmjet qeverisë Rama duke i dhënë rëndësinë e duhur këtij organizimi. Në të gjithë botën është festuar, si një popull me virtyte të mëdha”, u shpreh ai.

Përplasjet Tiranë-Athinë për Belerin

Nga ana tjetër, analisti Frrok Çupi teksa komentoi qëndrimin e Athinës ndaj Shqipërisë në BE për shkak të çështjes Beleri, theksoi se presioni grek ndaj Shqipërisë për integrimin në BE, është një përrallë e së shkuarës. “Qëndrimi i Greqisë ndaj Shqipërisë për çështjen Beleri, dhe sidomos qëndrimi bllokues për në Bashkimin Europian, është para së gjithash jashtë kohe. Këto taktika janë përdorur nga shtetet, janë grindur, por ka ndryshuar koha. Trendi tashmë është ky që BE, Europa domosdoshmërisht do të zgjerohet, do ketë në radhë të parë Shqipërinë që realisht ka zënë radhën për të qenë e para. Ka plotësuar tërë kriteret. Kjo e Greqisë, është jashtë kohës, e pamundur, nuk duhet ta bënte. I dimë arsyet pse ndodh në Greqi. Ndodh me Greqinë sepse gabimisht qeveria greke është kompozuar me disa organizata ekstremiste, terroriste antishqiptare, antiturke dhe antieuropiane dhe kjo është arsyeja që ata e kanë marrë zvarrë qeverinë dhe e ojnë në këto shtigje shumë të errëta. Qëndrimi i Gjermanisë dhe Spanjës përfaqëson Europën edhe në sensin simbolik. Gjermania është themeluese e BE, së bashku me Francën. Spanja është pjesa mesdhetare e BE, ku ka kapërcyer qindra probleme shumë më të rënda nacionaliste se sa vetë Greqia. Është një përrallë e së shkuarës. Pyetja është: Do lejohet Europa të mundet nga luftërat e Lindjes apo do pranohet Shqipëria në BE”, nënvizoi Çupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat