Zhupa në Kushtetuese shpërthen kundër Margaritit: Letra e turpshme, ministrja gënjeu që Butrinti ka marrë lekë nga shteti, ja si qëndron e vërteta

Shqipëria

Zhupa në Kushtetuese shpërthen kundër Margaritit: Letra e turpshme, ministrja gënjeu që Butrinti ka marrë lekë nga shteti, ja si qëndron e vërteta

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 17:28
Ina Zhupa dhe Elva Margariti

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka folur ditën e sotme përpara Gjykatës Kushtetuese për të dhënë pretencën e fundit përpara vendimit në lidhje me pezullimin e ligjit për menaxhimin e amfiteatrit "Butrinti". Zhupa në fjalën e saj ka thënë se qeveria ka manipuluar procedurat dhe nga ana tjetër e ka trajtuar Butrintin si biznes dhe jo si identitet.

Nga ana tjetër deputetja e PD-së ka theksuar se Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka gënjyer në një letër të dërguar në lidhje me Butritin, ku sipas Zhupës, Margariti ka thënë se Butrinti merr para nga shteti që sipas saj nuk është e vërtetë.  

Zhupa: "Pyetja e gjyqtares së nderuar, ishte kush e vendos aksesin e qytetarëvë në një pasuri publike. Si mund të shndërrohet një pasuri publike në një pasuri private? Po në vendimin e tij, ne duhet të ruajmë standardin e argumentit. Nuk është e legjitimuar që t'i japi Fushës apo ADF-së, kur ndërkohë mund ta menaxhojë me institucionet e veta. Shteti ka për detyrë që të mbrojë identitetin sesa të bëjë rinovimin.

Shteti ka për detyrë primare mbrojtjen e identitetit. Është identiteti primar përpara qasjes për të fituar. Në lidhje me interesin publik, ne kemi shqyrtuar në padi që ëstë zbatimi i legjislacionit dhe detyrimit kushtetues ajo që duhet zbatuar. Ne jemi adoptuar dhe pranojmë të gjitha parashtrimet që bën me shkrim. Letra e Elva Margaritit është e turpshme, sepse nuk ka marr asnjë lek nga shteti Butrinti si park,  por ka marr lek nga pasuria publike nga biletaria. Edhe kjo është e turpshme sesi ajo e shkruar këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat