SPAK mbyll hetimet për laboratorin e drogës në Frakull, dërgohen në gjyq ish-kryekomunari, 3 familjarët e tij dhe ‘koka’ e grupit

Shqipëria

SPAK mbyll hetimet për laboratorin e drogës në Frakull, dërgohen në gjyq ish-kryekomunari, 3 familjarët e tij dhe ‘koka’ e grupit

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Prokuroria Kundër Kurrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për laboratorin e drogës më Frakull të Fierit, në posedim të familjes Çervanaku.

Te pandehur janë marrë ish-kryekomunari, Viktor Çervenaku, vëllai i tij Zenel Çervenaku, djali Denilson Çervinaku dhe e fejuara e këtij të fundit Enxhi Ferhati, si dhe shtetasve Nikolin Gjolena që dyshohet të jetë koka e grupit, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

24 nëntor 2022 në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut u gjetën rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezulzoi se kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.

Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh.

Droga vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri ajo përpunohej me destinacion tregun europian.

Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat