Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar, mungon Bardhi dhe deputetët që e mbështesin atë

Shqipëria

Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar, mungon Bardhi dhe deputetët që e mbështesin atë

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 11:59
Kuvendi nisi me himnin kombëtar

Ka nisur punimet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Kuvendi nisi me himnin kombëtar, ku demokratët u ngritën në shenjë nderimi të gjithë në këmbë.

Ndërkohë, Berisha ka shkuar në Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha dhe nga vajza Argita Malltezi.

Vihet re gjithashtu mungesa e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe e deputetëve që e mbështesin atë.

Ashtu siç është njoftuar nga Berisha dhe mbështetës të tij, në këtë mbledhje do të bëhet votëbesimi i kryetarit të Partisë. Po ashtu, në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit. Pritet edhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat