​Goditën me thikë disa herë një 20-vjeçar në Kurbin, arrestohen dy vëllezër

Shqipëria

​Goditën me thikë disa herë një 20-vjeçar në Kurbin, arrestohen dy vëllezër

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Një 20-vjeçar është plagosur me thikë nga dy vëllezër në Kurbin të Shqipërisë.

Jozef Çaku (Kolici) 33-vjeç dhe Ervis Kolici 31-vjeç nga Kurbini, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me E. K., të cilët janë fqinjë njëri me tjetrin, i kanë shkuar në banesë dhe e kanë dhunuar fizikisht si dhe e kanë therë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën asistencën mjekësore.

Të dy vëllezërit nga Kurbini, janë vënë nën pranga dhe mbi ta rëndojnë veprat penale vrasje me dashje kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe dhunimi i banesës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat