“Ka një komplot ndaj meje” - Vrau fqinjin për kanalin e ujërave të zeza, gjykata cakton masën e sigurisë për Maliq Markun

Shqipëria

“Ka një komplot ndaj meje” - Vrau fqinjin për kanalin e ujërave të zeza, gjykata cakton masën e sigurisë për Maliq Markun

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Maliq Markun, i cili dy ditë më parë vrau në Laknas fqinjin e tij, Shefqet Hasa dhe plagosi një tjetër pas një sherri për kanalin e ujërave të zeza.

Gjatë seancës, Marku, me origjinë nga fshati Reç i Dibrës, ka folur përçart , duke deklaruar se “ka nje komplot serbo malazez ndaj meje”.

Vrasja

Maliq Marku me origjinë nga Dibra qelloi  me armë mbi 55-vjeçarin Shefqet Hasa, duke e lënë të vdekur në vend.

I pranishëm në vendin e ngjarjes ka qenë edhe shtetasi Besim Keqa, i cili mori një plumb në këmbë dhe është nisur menjëherë në drejtim të Spitalit të Traumës.

Ai vu në pranga pas ngjarjes dhe iu sekuestruar arma e krimit, të cilën sipas policisë e mbante pa leje. Policia zyrtarisht saktësoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që ende nuk bëhet me dije se përse nuk është ndërhyrë nga autoritetet lokale dhe njëherësh policia që ai konflikt të mbyllej mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat