Makina përfshihet nga flakët sapo del nga servisi në Dimal, shpëtojnë babë e bir

Shqipëria

Makina përfshihet nga flakët sapo del nga servisi në Dimal, shpëtojnë babë e bir

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Një automjet ka marrë flakë pak minuta më parë në aksin Berat-Dimal teksa ishte në lëvizje.

Mësohet se mjeti tip Volkswagen në të cilin ndodheshin babë e bir sapo kishte dalë nga servisi në momentin kur u përfshi nga flakët.

Megjithatë të dy nuk kanë pësuar lëndime fizike pasi kanë dalë menjëherë nga mjeti kur konstatuan se po mbushej me tym.

Në vendngjarje kanë shkuar forca policie dhe zjarrfikësja, që kanë kryer edhe shuarjen e flakëve, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat