Shtyhet sërish seanca e gjyqit për Fredi Belerin

Shqipëria

Shtyhet sërish seanca e gjyqit për Fredi Belerin

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 11:06
Fredi Beleri

Shtyhet gjyqi për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.

Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 14 dhjetor, në orën 14:00.

Kujtojmë se Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij.

Vetë Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat