Ngrohje me kursim! Elbasan, pensionistët nuk përballojnë faturat dhe çmimin e druve

Shqipëria

Ngrohje me kursim! Elbasan, pensionistët nuk përballojnë faturat dhe çmimin e druve

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Ashtu si çdo dimër të moshuarit janë mes dilemës së pamundësisë për të përballuar faturat dhe të ftohtit.

Tashmë që drutë e zjarrit kanë kapur çmimet më të larta, ngrohja është fokusuar përmes energjisë elektrike, por edhe këtu duhet goxha kursim thonë pensionistët e Elbasanit, pasi pensionet janë shumë të vogla dhe faturat të papërballueshme.

Sidomos pensionistët ndezin pajisjet ngrohëse vetëm në ditët më të ftohta.

Pasi përndryshe fatura e energjisë elektrike tejkalon pensionin e tyre. Zgjidhja ideale për këtë kategori kanë qenë drutë e zjarrit, por me shtrenjtimin e tyre, të moshuarit kalojnë dimrin me shumë vështirësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat