Në kërkim për drogë, arrestohet 36-vjeçari në Sarandë

Shqipëria

Në kërkim për drogë, arrestohet 36-vjeçari në Sarandë

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 13:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 36-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi ishte në kërkim për drogë.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë Sarandë kapën shtetasin me iniciale V.B., banues në Shëndëlli, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrolleve në banesën e 36-vjeçarit në muajin korrik të vitit 2022, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat