Java nis ndryshe. Leku humb terren ndaj valutave, rikthehet paundi

Shqipëria

Java nis ndryshe. Leku humb terren ndaj valutave, rikthehet paundi

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Paundi britanik dhe euro e kanë nisur javën duke fituar pikë ndaj lekut.

Sot, sipas Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer me mesatarisht 101.75 lekë nga 101.17 lekë që mbylli javën.

Ndërkohë, paundi britanik ka fituar më shumë terren ndaj lekut duke u këmbyer sot me mesatarisht 118.63 lekë nga 117.42 lekë që ishte në fund të javës.

Leku është mbiçmuar kundrejt monedhave të tjera gjatë muajve të fundit, fenomen i cili është kthyer në një trend për shkak të ndikimeve kryesisht të brendshme që kanë të bëjnë sipas BSH-së me fluksin e turistëve gjatë vereës, investimet e huaja si edhe shpenzimet e KESH për të blerë energji elektrike gjatë javëve të fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat