Zjarr në një hotel në Bilisht! Klientët largohen nga godina, zjarrfikësit ende në “luftë” me flakët

Shqipëria

Zjarr në një hotel në Bilisht! Klientët largohen nga godina, zjarrfikësit ende në “luftë” me flakët

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Zjarr në një hotel në qytetin e Bilishtit.

Top Channel mëson se nga flakët nuk ka persona të lënduar, por dëme materiale. Të gjithë të pranishmit në hotel kanë mundur të largohen në kohë, megjithatë flakët kanë dëmtuar ndërtesën dhe orenditë e hotelit.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëse nga Devolli, të cilat po luftojnë për shuarjen e flakëve. Ndërsa për ndihmë u nisën edhe zjarrfikëse nga Korça.

Nuk dihet ende shkaku i flakëve. Autoritetet, dyshojnë për shkëndijë elektrike por do të jetë ekspertiza ajo që do e përcaktojë. Ndërkohë, krahas zjarrfikëseve edhe Policia e Shtetit ka mbërritur në vendngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat