Kaosi në Kuvend/ Shpërthen Noka: Këtu nuk duhet t’i vësh flakën Kuvendit, por qeverisë

Shqipëria

Kaosi në Kuvend/ Shpërthen Noka: Këtu nuk duhet t’i vësh flakën Kuvendit, por qeverisë

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 23:04
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, i ftuar në një emision televiziv ka folur pas tensioneve që pushtuan sallën e Parlamentit sot, ku ai ishte edhe një prej protagonistëve.

Noka zbuloi se pas tensioneve të sotme kishte pësuar edhe dëmtime në dorën e djathtë, të cilat i shfaqi për kamerat dhe i quajti “plagët e betejës me horrat e Gardës”.

Ai u shpreh se “këtu nuk duhet t’i vësh flakën Kuvendit, por duhet t’ia vësh flakën qeverisë”, ndërsa shtoi se në Shqipëri nuk ekziston vota e lirë dhe zgjedhjet.

“Këtu nuk duhet t’i vësh flakën Kuvendit, duhet t’ia vësh qeverisë. Në Shqipëri termi zgjedhje nuk ekziston, ekziston termi tender. Ja ku janë plagët e betejës më horrat e gardës.

A kanë imunitet deputetët, Shikoni pamjet e sotme dhe shikoni nëse kanë apo jo deputetët imunitet. Mua nuk do kenë shans që të më ndalojnë ashtu, por sot tentuan të na kontrollonin si dele”, u shpreh ai mes të tjerave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat