Përfshihet nga flakët banesa në fshatin Derviçan, shkak soba me dru

Shqipëria

Përfshihet nga flakët banesa në fshatin Derviçan, shkak soba me dru

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 08:50
Përfshihet nga flakët banesa në fshatin Derviçan, shkak soba me dru

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi banesa në të cilën banonte u përfshi nga flakët.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Derviçan, dyshohet se për shkak të shkëndijave nga një sobë me dru, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. K., 55 vjeç.

Nga flakët është dëmtuar lehtë shtetasi Dh. K., i cili po merr asistencë mjekësore në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e rënies së zjarrit”, sipas policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat