Policët para të vërtetës! Eksperti tregon formularin që duhet të plotësojnë

Shqipëria

Policët para të vërtetës! Eksperti tregon formularin që duhet të plotësojnë

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 12:33
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha në një intervistë për Euronews Albania se efektivët e policisë të të gjitha niveleve do të plotësojnë një formular ku të vetëdeklarojnë të dhëna të rëndësishme.

Softa shpjegoi se formulari është i organizuar në 3 pjesë, dy nga të cilat kanë të bëjnë me përdorimin e aplikacioneve SKY dhe Enchrochat.

“Është një formular që u deklarua nga Balla dhe që më në fund po gjen zbatim, po u shpërndahet të gjitha strukturave. Është i ndarë në tre zëra; të dhënat personale, nëse kanë përdorur aplikacionin SKY dhe nëse po, koha e përdorimit dhe nëse janë përdorur telefona të kriptuar.

Vetëdeklarimi është një pakt ligjor që futet në dosjet e tyre dhe në rast se mund të konstatohet në rast të zbërthimit të këtij aplikacioni, përmes kësaj deklarate ata jo vetëm, përjashtohen nga policia e shtetit por procedohen penalisht. Është një mjet presioni apo përgjegjësie e kujtdo kur të firmosë një vetëdeklarim të tillë”, tha Softa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat