Berisha: Strukturat gati për mosbindje civile kur t’u jepet sinjali

Shqipëria

Berisha: Strukturat gati për mosbindje civile kur t’u jepet sinjali

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 13:03
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të martë një deklaratë për mediat ku u ndal dhe te aksioni i opozitës.

Në fjalën e tij Berisha theksoi se ekziston një revoltë e madhe Brenda strukturave të Rithemelimit kundër qeverisë.

Ai u shpreh se simpatizantët e opozitës janë të gatshëm të fillojnë mosbindjen civile në momentin kur t’u jepet sinjali.

Megjithatë ai nuk foli për një datë konrete, apo për mbajtjen e protestave.

“Dy momente mund të theksoj.

Së pari, është një bindje universale se në Shqipëri është instaluar diktatura dhe Shqipëria po jeton në kushtet e grushtit të shtetit brenda shtetit, të bërë nga Edi Rama duke marrë pushtetet parlamentit.

Ky është grusht shteti brenda shtetit.

Së dyti, ka një revoltë të madhe dhe strukturat janë të gatshme kur t’u jepet sinjali për të filluar.

Se kur, kjo do përcaktohet nga organet.

Nuk mund të them se do lihet pas festës apo para festave, por një gjë është e sigurt, ju do e mësoni në kohën më të parë kur shpallet”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat