Shtohen rastet me hepatit C në Korçë, zbulohen gjatë testimeve mes përdoruesve të drogës

Shqipëria

Shtohen rastet me hepatit C në Korçë, zbulohen gjatë testimeve mes përdoruesve të drogës

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Në Korçë gati 10 % e përdoruesve të drogës që testohen para se të nisin rehabilitimin me metadon, rezultojnë të infektuar me hepatit C ndërsa shkak mbetet përdorimi i shiringave të njëjta mes tyre.

Përveç rasteve të identifikuara shqetësim mbeten personat e pa testuar dhe të pa diagnostikuar çka rrit rrezikun e përhapjes së infektimit.  Ndërsa testohen për Hiv, Sifilizin, Hepatitin B dhe C, për këtë të fundit rastet kanë ardhur në rritje ndërsa specialistët thonë se situata është shqetësuese pasi i përkasin grupmoshave të reja.

 “Situata sa i përket qendrës sonë paraqitet në rritje sepse ka persona që ne i kartelizojmë për herë të parë dhe ata testohen për hepatitin B, C, sofilizin dhe Hiv. Personat të cilët kanë dalë me hepatit C janë nqa rritje duke qenë se janë përdorues dhe kanë bëtë shkëmbim të shiringave me njëri -tjetrin dhe këta persona variojnë nga mosha 18-25 vjeç.  Personat që ju gjendet hepatiti C ne i dërgojmë për mjekim në QSUT.  Kjo sëmundje duhet vlerësuar nga ana e prindërve por edhe nga vezë këta persona sepse janë maxhorenë dhe duhet te marrin patjetër mjekimin e duhur”, u shpreh infermiere në Qendrën Ditore të Rehabilitimit, Marinela Fustanja.

Hepatiti C përhapet vetëm përmes gjakut dhe nëse nuk zbulohet në kohë mund të jetë vdekjeprurës ndërsa diagnostikimi në kohë bën të mundur edhe trajtimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat