Protestë kundër dhunës ndaj gruas në Fier, gra dhe vajza protestojnë

Shqipëria

Protestë kundër dhunës ndaj gruas në Fier, gra dhe vajza protestojnë

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 13:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Rasti tragjik i Liridona Ademajt që u vra në sy të fëmijëve me porosi të bashkëshortit të saj në Prishtinë, ka nxitur reagimin e grave dhe vajzave në Fier.

Mëngjesin e sotëm gra dhe vajza të institucioneve publike dolën në një marshim sensibilizues kundër dhunë ndaj grave.

Kjo ditë kanë thënë organizatorët e kësaj proteste ka për qëllim përcjelljen e një mesazhi të qartë për të gjithë shoqërinë për të ndalur dhunën ndaj grave

Në këtë marshim proteste u kërkua që jo vetëm gratë, por e gjithë shoqëria të denoncojë rastet e dhunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat