Dhunoi gruan, Gjykata e Korçës lë në burg ish-drejtorin e burgut të Fushë-Krujës

Shqipëria

Dhunoi gruan, Gjykata e Korçës lë në burg ish-drejtorin e burgut të Fushë-Krujës

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 15:29
Dhunoi gruan, Gjykata e Korçës lë në burg ish-drejtorin e burgut të Fushë-Krujës

Durim Toska ish-drejtori i burgut të Fushë Krujës u la nga gjykata në masën e sigurisë arrest në burg pasi u arrestua për veprat penale të dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje.

Toska pak ditë më parë u arrestua nga policia në qytetin e Pogradecit pas denoncimit të bashkëshortes për dhunë ndërkohë që gjatë kontrollit të banesës u gjet edhe një armë tip pistolete për të cilën ai nuk kishte leje.

 Në seancën gjyqësore për caktimin e masës së sigurimit personal organi i akuzës ka kërkuar që ish-drejtori i burgut të lihet në masën arrest le burg, ndërkohë që dy avokatwt e tij mbrojtës kanë sqaruar se bashkëshortja e Toskës gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar para oficerëve të policisë se nuk bëhet fjalë për dhunë, por një konflikt normal në familje.

Nga ana tjetër Durim Toska ka sqaruar se arma e gjetur nuk i përkiste atij dhe se nuk ka pasur as dijeni që gjendej ajo armë në banesën e tij.  Pasi ka shqyrtuar pretendimet e palëve, gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për Toskën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat