Balluku në Emiratet e Bashkuara Arabe: Ka qenë ditë e rëndësishme në COP 28 , fokusi tek ndryshimet klimaterike

Shqipëria

Balluku në Emiratet e Bashkuara Arabe: Ka qenë ditë e rëndësishme në COP 28 , fokusi tek ndryshimet klimaterike

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 16:38
Belinda Balluku

Zëvendëskryeministrja dhe  njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte e  pranishme në Ministerialin e zhvilluar në kuadër të COP 28, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ajo tha se kjo javë ka qenë e fokusuar te ndryshimet klimaterike, dhe sfidat që duhet të përballohen, me qëllim shpëtimin e planetit.

Zëvendëskryeministrja u shpreh se në këtë takim të nivelit të lartë ka paraqitur  të gjitha arritjet në fushën energjetike përsa i përket diversifikimit të burimeve të rinovueshme që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Fjala e plotë: 

Sot ka qenë një tjetër ditë e rëndësishme në COP 28 që zhvillohet në Dubai. Një javë totalisht e fokusuar tek ndryshimet klimaterike dhe të gjithë aksionet që duhen ndërmarrë globalisht për të shpëtuar planetin tokë. Ka pasur takime të liderëve, të mbarë botës, por është vazhduar edhe me takime të tjera në nivelin Ministerial, siç ishte dita e sotme, ku 123 vende kanë firmuar një deklaratë të përbashkët, me angazhime të mirëfillta për çdo qeveri.

Duhet thënë se një nga angazhimet më të rëndësishme është ai i trefishimit të fuqisë së instaluar të burimeve të rinovueshme në shkallë globale deri në vitin 2023 me 11 mijë gigavatorë. Gjithashtu jemi angazhuar që në vitet në vazhdim ne do të kemi një rritje të mbrojtjes së efiçencës së energjisë me 2% akoma më shumë, nga 2% në 4%. Në ndërkohë, duhet vendosur efiçenca energjetike në krye të listës së çdo projekti, të çdo politike dhe të çdo angazhimi qeveritar për këto 123 vende të cilat kanë pranuar këtë deklaratë.

Për ti arritur të gjitha këto shtetet janë angazhuar të adoptojnë politikat e tyre lokale dhe gjithashtu të vendosin targete të larta dhe të fokusohen në rritjen e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme, si dhe të efiçencës së energjisë. Gjithashtu kanë marrë angazhim 123 shtete, të njohin dhe të adresojnë nevojën për bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar, bazuar në inovacion dhe në teknologjitë e reja që përdoren për prodhimin e energjisë, por dhe për efiçencën energjetike.

Duhet thënë se në këtë tryezë të nivelit të lartë, ku morën pjesë të gjithë ministrat përfaqësues të energjisë dhe të klimës për 123 vende, u shpreh qartë se çdo vend duhet që ta kostumizojë këtë politikë duke arritur kështu të gjitha targetet për të ardhmen.

Gjatë Ministerialit të zhvilluar në kuadër të COP 28, sot në emër të Qeverisë Shqiptare dhe në emër të Kryeministrit Rama, kam arritur që të paraqes të gjitha arritjet në fushën energjetike përsa i përket diversifikimit të burimeve të rinovueshme që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndërmarrë, sigurisht të gjitha projektet e reja të cilat do të kontribuojnë në ato targete që unë përmenda, por edhe në politikat që Qeveria Shqiptare do të ndërmarrë në të ardhmen dhe sidomos të gjithë incentivat dhe i gjithë motivimi që ne kemi dhënë për efiçencën e energjisë duke qenë të bindur se është çelësi i suksesit për të arritur të gjitha targetet e mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat