Kongresi i PS-së/ Klosi: Fokusi te riorganizimi i strukturave dhe fitorja e zgjedhjeve të vitit 2025

Shqipëria

Kongresi i PS-së/ Klosi: Fokusi te riorganizimi i strukturave dhe fitorja e zgjedhjeve të vitit 2025

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 18:20
Blendi Klosi

Më 8 dhjetor, Partia Socialiste do të mbajë kongresin e partisë. Sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, i ftuar në “News Line”, tha se në Kongres do të diskutohet për riorgazimin e PS dhe po ashtu do të ndizen motorët dhe puna për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Ai tha se Partia Socialiste ka dëshmuar përmes garave, se është alternativa kryesore e shumicës së shqiptarëve, si në zgjedhjet lokale ashtu dhe ato parlamentare.

“Kjo është jeta normale e PS, e cila gjithmonë në dekadën e fundit ka pasur vetëm fitore. PS ka treguar që pas çdo fitore rigjeneron veten e saj. Kemi forcë shumë të madhe të në gjithë territorin, PS qeveris në shumicën e bashkive, por ky nuk është i vetmi tregues që ne jemi të gatshëm të fitojmë zgjedhjet e 2025. Jemi të përgatitur dhe kemi takuar të gjithë anëtarësinë e PS për të folur se çfarë duhet të bëjmë në vazhdim. Duhet të jemi të gatshëm për të fituar 2025 dhe do punojmë për të qenë një parti e fortë, vitale dhe një parti, e cila përçon interesat kombëtare”, tha ai.

I pyetur se cilat janë pikat kryesore ku do të bazohet Kongresi i Partisë Socialiste-së, Klosi dha këtë përgjigje:

“Do jetë një kongres arritjes dhe diskutimesh dhe do shpalosim problematika e jetës së brendshme dhe çfarë do bëjmë në vazhdim për të fuqizuar strukturën tonë, reformat që kemi realizuar dhe çfarë presim që të realizojmë pastaj dhe cilat janë pikat që ne e bazojmë forcën tonë. Ne qartazi po strukturojmë veten tonë që të jemi të gatshëm të fitojmë”, tha ai.

Ai komentoi dhe foli edhe për veprimet krahut të Foltores, të cilët prej kohësh kanë humbur busullën e debatit politik dhe në vend të kësaj kanë hyrë në rrugën e zhurmës, kaosit, dhe djegies  së flakadanëve në sallën e Kuvendit.

Sipas Klosit, kjo është zgjedhja e tyre, ndërsa PS-ja vazhdon punën e saj me realizimin e reformave dhe adresimin e shqetësimeve të qytetarëve.

“Ne nuk merremi fare me opozitën, por me hallin dhe shqetësimet e qytetarëve. Ajo nuk është një seancë parlamentare. Ata i vënë zjarrin karrigeve dhe ato janë veprime që nuk i shkojnë jetës parlamentare. Aty janë tre veta si më aktivët, por nuk ka frymë opozitare. Mos ia kërkoni PS që të edukojë kolegët e opozitës. Kjo është zgjedhje e tyre, zgjedhja jonë është të dialogojmë me qytetarët. Në mungesë të argumentit,  në mungesë të alternativës, kanë zgjedhur të ndezin flakadanë. Ne i drejtohemi qytetarëve duke bërë reforma dhe duke konsumuar kohë duke folur me ta, ata e konsumojnë atë kohë duke djegur karriget e kuvendit, është zgjedhja e tyre.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat