Një ditë pasi qeveria italiane e ratifikoi, PD çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët

Shqipëria

Një ditë pasi qeveria italiane e ratifikoi, PD çon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 10:23
Kreshnik Çollaku

Një ditë pasi Këshilli i Ministrave në Itali ratifikoi marrëveshjen e emigrantëve, Partia Demokratike e ka çuar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese.

Në një dalje për mediat, deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku bëri të ditur lajmin.

KËRKESA

• Shqyrtimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “PROTOKOLL NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT”.

• Pezullimin e proçedurës parlamentare për ratifikimin e “PROTOKOLL NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË  MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT”.

• Deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 të Kushtetutës dhe Ligjit Nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” të marrëveshjes së së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “PROTOKOLL NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT”. PARTIA DEMOKRATIKE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat