Grupi Parlamentar i PD dorëzon padi në Kushtetuese: Të shfuqizohet marrëveshja me Italinë, e paligjshme!

Shqipëria

Grupi Parlamentar i PD dorëzon padi në Kushtetuese: Të shfuqizohet marrëveshja me Italinë, e paligjshme!

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 10:58
Lindita Metaliaj

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, i përfaqësuar nga Gazment Bardhi, ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese një padi për rrëzimin e marrëveshjes me Italinë për emigrantët.

Kjo është padia e dytë për sot që dorëzohet në Kushtetuese, pasi më herët këtë hap e njoftoi Partia Demokratike zyrtare.

Në një dalje për mediat, Lindita Metaliaj deklaroi se kjo është një marrëveshje antiligjore.

“Dorëzuam padinë për këtë marrëveshje, pasi jemi në mbrojtje të interesit të qytetarëve.

Nuk mundet të vendosë për fatin e vendit tonë në shkelje të të drejtave të njeriut. I jemi falënderues popullit italian, por kjo nuk ka të bëjë me ta. Ne do të presim vendimin e gjykatës Kushtetuese dhe nëse pajtohet apo jo kjo marrëveshje me Kushtetutën e Shqipërisë.”, tha Metaliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat