Rama, tri ditë figurant i demokracisë, tri mandate diktator

Shqipëria

Rama, tri ditë figurant i demokracisë, tri mandate diktator

Nga: Ilir Vata Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 12:35
Ilir Vata

Po të jesh socialist, patronazhist, votues i PS punësohesh, e kundërta do të dëbohesh.

Enveri thoshte: “Mjaltin do ta hajn shokët e partisë”. Rama, po e zbaton me përpikëmëri, po nuk ishe i PS-së, mbetesh pa bukë, pra nisi ndarjen e klasave.

Rama, nis luftën e klasave para kongresit të tij të tretë, për të koncentruar partin te konservatorizmi i Parisë mëmë komuniste, sepse ka 700 mijë pensionist si burim vote dhe u jep nga një vakt shtese në fund të vitit.

Po ashtu, nis operacionin fshesa për pastrimin nga administrata të dyshuarit se nuk votojnë për të në zgjedjet e ardhshme, dhe për këtë përdor presionin që të largohen me dorëheqje.

Kjo e bënë Ramën, jo vetëm një trashëgimtarë të diktaturës, por një përçudim të saj.

Të jesh diktator duhet të kesh integritet, disa gjëra duhet t’i thuash hapur, me ligj dhe të argumentuar, por forma e ngjashme e përçudnimit të diktatorit ta bënë jetë më të vështirë se vetë diktatori.

Rama, ka lindur duke parë të atin duke gdhendur Enverin, dhe sa do larg të shkojë, perendia e tij është vetë diktatori.

Ai ishte një artistë, por me krimin e familjes u bë pedagogë artistë, kur të tjerë miq të tij, as nuk u jepej e drejta të konkurronin si të tillë, pra artist.

E me këtë frymë ai u bë një artist, që në atë kohë ishte i privilegjuar, pjesë e bllokut.

Tre ditë ishte figurant i Sigurimit të Shteti në lëvizjet demokratike, e pas dështimit iku si hije dhe u rikthye si modern, por për pak vite ai u kthye në origjinë, demon i vetë demokracisë.

Më vjen keq se ishte një nga ne, por u bë demon pa shkak, iku dhe me gjasa nuk kthehet më do i përkas botës më të keqe të njerëzimit, diktaturës, një shpiti të keq të ikur nga ferri për t’ju nxirë jetë njerëzve të lirë.

Rama vrau demokracinë, pluralizmin, denigroi Kodin Zgjedhor, Reformën Territoriale, të përndjekurit politike, ligjin e pronave dhe në fund shpalli opozitë dhe mendimet ndryshe si armike të pushteti, pra ngriti partin shtet, që mbetet një rrezik për shqiptarët, Shqipërinë dhe rajonin.

Rama është një demonë që po ushqehet nga e shkuara, jo nga shpirti i ti i lirë, dikush, disa ja kanë vjedhur edhe atë pjesë të lirë që besonim të gjithë, shpirtin e artistit. Ruhuni nga demoni, ai mund të ju hajë çdo vlerë për të rikthyer të keqen. Është një shpirtë i ikur nga ferri pa leje dhe do na bëjë gjëmën po nuk u ngritëm.

Kryetari i Partisë të të Drejtave të Mohuara (PDM), Ilir Vata

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat