Mjeku jep alarmin: Ulet vaksinimi për fruthin në Shqipëri, më pak se 90% e kanë bërë

Shqipëria

Mjeku jep alarmin: Ulet vaksinimi për fruthin në Shqipëri, më pak se 90% e kanë bërë

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 09:21
Ilir Alimehmeti

Ministria e Shëndetësisë e Rumanisë ka shpallur epidemi të fruthit në nivel kombëtar pas rritjes alarmante të rasteve në të gjithë vendin.

Mjeku Ilir Alimehmeti tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se situata nga fruthi është alarmante edhe në Shqipëri, ku shkalla e vaksinimit ka rënë nën nivelin 90 për qind.

“Sipas raportit të INSTAT, shihet se ndërkohë që vaksinat e tjera nuk bien, vaksina  e fruthit është në rënie të vazhdueshme nga viti në vit. Për vitin 2022 është 89,2 për qind në popullatë të përgjithshme, ndërkohë që duhet mbi 95 për qind niveli i vaksinimit.

Në 2017-‘18, për 1-vjeçarët vetëm 75 për qind e tyre i kishin kryer të gjitha vaksinat, në 2007, 95 për qind. Në 22 mars të 2022 ka një deklaratë të përbashkët të UNICEF dhe OBSH që thotë se janë krijuar konditat perfekte për epidemi të mëdha gripi”, tha mjeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat