“A jeni në terezi”/ Garda nuk lejon deputetët të grumbullojnë karriget te Foltorja

Shqipëria

“A jeni në terezi”/ Garda nuk lejon deputetët të grumbullojnë karriget te Foltorja

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 09:58
Kuvendi i Shqipërisë

Edhe pse seanca nuk  ka nisur ende, tensione janë regjistruar në brendësi të Kuvendit.

Një forcë e shtuar e gardistëve është vënë re ditën e sotme në Kuvend, të cilët janë bërë “gardh” për deputetët e opozitës, të cilët tentuan të grumbullojnë karriget te Foltorja.

Ndërkohë në seancën e sotme ku do të votohet nen për nen “Buxheti 2024”, do të mungojnë 6 deputetët e opozitës, të përjashtuar me 10 ditë.

Mes tyre Sali Berisha dhe kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat