Privatizimi i “Buka”, SPAK dërgon dosjen në GJKKO: Ahmetaj zyrtarisht i pandehur

Shqipëria

Privatizimi i “Buka”, SPAK dërgon dosjen në GJKKO: Ahmetaj zyrtarisht i pandehur

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 13:30
Arben Ahmetaj

SPAK ka dërguar në GJKKO dosjen e privatizimit të ish-fabrikës “Buka”. Mësohet se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj. Ahmetaj është zyrtarisht i pandehur për çështjen dhe akuza i është komunikuar avokatit të tij.

Sipas gazetares së Klan News Glidona Daci, vijojnë hetimet për biznesmenin Lirim Fezollari me të cilin dyshohet se Ahmetaj kishte lidhje më shumë se institucionale. Po ashtu nën hetim janë dhe 6 ish-punonjës të Ministrisë së Financave.

Lidhur me këtë aferë që i ka shkaktuar dëm prej 7 miliardë lekësh buxhetit të shtetit, Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Kujtojmë se më herët, ish-ministri i Financave ka deklaruar nga arratia se në procedurën e privatizimit të fabrikës së bukës në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë, ka mbrojtur interesat e shtetit dhe nuk e ka shkelur detyrën. Ai e cilësoi hetimin e ri ndaj tij, si aktin e dytë të tragji-komedisë së politiko-drejtësisë.

Arben Ahmetaj u shpall në kërkim në muajin Korrik të këtij viti për disa akuza, më e rënda prej atyre ajo e pastrimit të parave. SPAK hapi ndaj tij një çështje tjetër për rolin që ka pasur në privatizimin e ish-fabrikës së bukës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat