2 muaj përjashtim nga Kuvendi/ Logu: Çmenduri!

Shqipëria

2 muaj përjashtim nga Kuvendi/ Logu: Çmenduri!

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 20:05
Deputeti i Partisë Demokratike, Marash Logu

Deputeti i Partisë Demokratike, Marash Logu ishte këtë të enjte në një intervistë për Euronews Albania ku tha se pezullimi me deri në dy muaj i deputetëve opozitar nuk ekziston në asnjë parlament të vendeve europiane.

Duke komentuar vendimin e kryetares së kuvendit i cili do të kalojë me procedurë të përshpejtuar që deputetët opozitarë të pezullohen deri në 60 ditë. Ky vendim vjen pas kërkesës së deputetëve socialist për ndryshimin e dy dispozitave ligjore të kuvendit.

“Në qoftë se çdo mazhorancë do i lejonte vetes të ndryshonte në mënyrë të njëanshme rregulloren e parlamentit kjo në një farë, mënyre do e shkatërronte bashkëjetesën normale që duhet të kenë palët në Kuvendin e Shqipërisë. Kështu që elementi i parë ka të bëjë me mungesën e konsultimit, me mungesën e transparencës dhe me mungesën e bashkëpunimit në hartimin e këtyre ndryshimeve.

Elementi i dytë dhe më shqetësues është se mazhoranca në vend që të ketë një lloj reflektimi ndaj situatës së praprecedentë që po kalon Kuvendi i Shqipërisë për shkak të atyre që edhe media juaj i ka ndjekur. Në vend të këtij reflektimi që duhet të mishërojë më pas një dialog konstruktiv mes palëve ndërmerr akte që nëpërmjet ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit synojnë të zhbëjnë, të asgjësojnë apo të kufizojnë hapësirat që ka opozita në Kuvend.

Nuk mund të shndërrohen masat disiplinore, si një mekanizëm arbitrar dhe i paligjshëm i mazhorancës për të ndaluar të drejtat që ka opozita në një shtet apo në një shoqëri demokratike. Elementi i fundit është fakti që masa të tilla me afate të tilla nuk gjeten në asnjë vend e në asnjë parlament të vendeve të Bashkimit Europian. Nuk ka asnjë rast që deputetët të përjashtohen deri në dy muaj”-tha Logu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat