Artan Hoxha plas deklaratën e fortë: Bastet dhe call center, dy burimet kryesore se si korruptohet policia

Shqipëria

Artan Hoxha plas deklaratën e fortë: Bastet dhe call center, dy burimet kryesore se si korruptohet policia

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 22:36
Artan Hoxha

102 persona të cilët ishin përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit janë vënë në pranga mbrëmë nga policia.

Aksioni i Policisë së Shtetit u shtri në të gjithë vendin, ndërsa efektivët ushtruan kontrolle në qindra lokale e ambiente të tjera të dyshuara për organizimin e lojërave të fatit.

Mirëpo lidhur me këtë aksion, gazetari Artan Hoxha, thotë se bastet dhe call center janë dy nga burimet kryesore që tregojnë mënyrën se si korruptohet policia.

Sipas Hoxhës, nuk mund ti mbash hapur pa lidhjet me policinë.

"Deri në gusht 2023, që kur u zhduk Ervis Martinaj, që konsiderohej mbreti i lojërave të fatit, kryeministri Edi Rama, tha se do ti legalizoj, kanë kaluar sa muaj dhe ende asgjë.

Operacioni i fundit me 1100 lokale të kontrolluara, tregon që shpërndarja në territor e basteve online vazhdon dhe është shumë e madhe.

Edhe sot pas operacionit kanë vazhduar të vënë baste në mënyrë ilegale ato nuk funksionojnë pa bashkëpunimin me policinë.

Në gusht 2022, kryeministri premtoi që krimit do t’ja heqim nga duart këtë. 

E ka bërë gati dhe ligjin dhe mënyra si duhet të sillesh është fare e thjeshtë: ose e asgjëson, por nuk e bëri dot as komunizmi. Ose duhet ta kontrollosh dhe kontrolli bëhet duke e legalizuar. 

Por, krimi vijon ta ketë. Vijon ta kontrollojë krimi, nuk është më Vis Martinaj, por janë disa më të fortë, ata që e rrëzuan Visin. 

Bastet dhe call center janë dy nga burimet kryesore se si korruptohet policia, nuk mund ti mbash hapur ato pa lidhjet me policinë.

Nuk mund të mbahej call center hapur pa e patur mirë me drejtuesin e policisë, që kontrollon territorin. Po kështu për lojrat e fatit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat