Beqiri: Pasuritë e Metës dhe Kryemadhit, në emër të të ardhmen

Shqipëria

Beqiri: Pasuritë e Metës dhe Kryemadhit, në emër të të ardhmen

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 23:45
Avokati Idajet Beqiri

Gjykata e Posaçme ka sekuestruar disa sende te Monika kryemadhit pas kontrollit ne disa biznese dhe mjedise të tjera në pronësi të saj dhe rrezoi kërkesën e deputetes së partisë së lirisë për heqjen e sekuestros.

SPAK po heton shpenzimet e padeklaruara të Kryemadhit për ndërhyrje estetike dhe lobimin e LSI në SHBA, me fonde të padeklaruara. Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, tha se për Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin janë hapur disa proces në SPAK.

“Ndaj Kryemadhit dhe Ilir Metës janë hapur disa procese në SPAK. Janë marrë si persona nën hetim për disa afera korruptive, midis tyre dhe lobimin në Amerikës dhe për atë faturën dhe për problemin e operacioneve estetike që ka bërë, të cilat ishin në një shumë të madhe dhe nuk justifikoheshin me të ardhurat e tyre dhe për rrjedhojë kallëzimi i tyre është bërë për fshehje të ardhurash dhe pastrime të produkteve që rrjedhin nga një krim”, tha ai.

Ai theksoi se ish-LSI-ja ishte krijuar për të vjedhur dhe për të grabitur. Avokati tha se këtë LSI e ka bërë si në kohën e Berishës ashtu dhe në atë të Ramës.

“Kur je nën hetim dhe kur ke grumbulluar provat përkatëse edhe kur je në rrugën e konkretizimit të akuzave, atëherë SPAK në këtë situatë i është nevojitur edhe telefona të tyre, dhe akte të tjera zyrtare që janë marrë në LSI. Kanë shumë gjëra që i kanë në emër të familjarëve të tyre. LSI u krijua si organizatë kriminale për të vjedhur, për të bërë korrupsion dhe për të grabitur. Këtë gjë e bëri në qeverisjen e Berishës dhe këtë e bëri dhe në qeverisjen e Ramës, Mori 20% të pushtetit dhe ku kishin drejtorë doganash dhe tatimesh, këta kanë marrë 20 % dhe kanë mbushur xhepat e tyre”, tha ai.

Më tej ai u pyet për hetimet e shpërthimit të Gërdecit dhe për dëshminë që do të japin Shkëlzen Berisha dhe Aldo Bumçi ndaj gjyqit, ku i pandehur është marrë Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes në qeverinë Berisha.

“Gërdeci është një krim shtetëror, sepse nuk u bë për të ruajtur pushtetin, por i përdori vrasjet për të grabitur pasurinë e shqiptarëve. Gërdeci ka dy çështje, e Fatmir Mediut që po gjykohet dhe këtu Shkëlzen Berisha dhe Bumçi vijnë si dëshmitarë se çfarë lidhje kanë ata në raport me Fatmir Mediun dhe ku konsiston shpërdorimin e detyrës nga Fatmir Mediut”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat