Amnistia, zbulohen kategoritë e të dënuarve që përfitojnë, ja cilët përjashtohen

Shqipëria

Amnistia, zbulohen kategoritë e të dënuarve që përfitojnë, ja cilët përjashtohen

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Rreth 600 të dënuar do të përfitojnë nga amnistia e këtij fundviti, versioni përfundimtar i së cilës i është dërguar kryeministrit Edi Rama nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Për të dhënë detaje lidhur me kategoritë që përfitojnë nga kjo amnisti, ka folur dje në një intervistë televizive sekretari i ministrisë së Drejtësisë, Ismail Shehu. Ai theksoi se 12-15 prej të dënuarve që do të amnistohen janë gra, 4 prej tyre janë të mitur ndërsa pjesa tjetër meshkuj të cilët janë dënuar deri në 3 vite ose u kanë mbetur po aq të tilla nga dënimi që duhet të shlyejnë dhe meshkujt të cilët janë mbi 60 vjeç.

“Janë rreth 600 të dënuar që përfitojnë menjëherë në hyrjen në fuqi të këtij ligji. Numri nuk është fiks sepse dinamikat janë të tilla që përditë hyjnë e dalin njerëz nga burgu. Përfitojnë meshkujt që janë dënuar deri në 3 vite apo që kanë marrë dënime më të mëdha por që u kanë mbetur 3 vite dënim për të shlyer. Dhe meshkujt për mbi 60 vjeç. Ndërsa femrat të cilat do të përfitojnë, bëhet fjalë për ato të cilat kanë dënime deri në 4 vite apo ato të cilat janë mbi 50 vjeç”, deklaroi Shehu. Më tej Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë tha se pjesë e të dënuarve që përfitojnë amnisti janë ata që kanë marrë dënime për vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore.“Do iu jap 2 shembuj që mos të hyj në detaje. Persona me rrezikshmëri të ulët shoqërore dhe vepra me rrezikshmëri të ulët.

Si p.sh.m, ndërtimet pa leje, ose plagosje e lehtë me dashje”, tha Shehu.Ai shtoi më tej se të gjithë të tjerët të cilët nuk janë subjekt i SPAK dhe GJKKO do të përfitojnë ulje dënimi, me përjashtim të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe atyre me vrasje në rrethana cilësuese.“Kjo ishte pjesa e parë e amnistisë dhe të gjithë këto që nuk përfitojnë kriteret, kemi një parashikim tjetër  Për të gjithë të tjerët, 1 vit ulje dënimi dhe 1 vit ulje dënimi për femrat dhe të miturit.

Përjashtohen subjektet e SPAK dhe GJKKO. Rasti i atyre që janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe për vrasje në rrethana cilësuese.  Këto persona që janë dënuar për këto krime, nuk përfitojnë ulje dënimi”, nënvizoi sekretari i Ministrisë së Drejtësisë, Ismail Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat