A do ti bashkohet aksionit të mosbindjes civile? Idrizi ka jep mesazhin e fortë për opozitën

Shqipëria

A do ti bashkohet aksionit të mosbindjes civile? Idrizi ka jep mesazhin e fortë për opozitën

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 08:08
Shpëtim Idrizi

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi në një koment për opozitën u shpreh se prej dy vitesh ka një problem të madh të brendshëm, duke nënvizuar se nuk ka dashur të përfshihet. I ftuar në një program televiziv Idrizi thekson se nuk mund të dalë të mbajë anë, pasi është një çështje që i takon partisë.

“Nuk kam ndërmend të iki as me njërin as me tjetrin. Shkoj pas shtëpisë time, pas PDIU. Kriza e brendshme është një krizë që është krijuar nga ata vetë”, tha Idrizi. Gjithashtu shtoi se opozita duhet të tregojë arsyet përse duhet të vijë në pushtet dhe se ka nevojë për një ekip të ri që të ngjallë shpresë.

“Nuk kam vështirësi për të folur, por shumë herë kam preferuar që të mos bëj komente për ata për të cilët unë jam akoma aktor në fushë. Dikur do ta kem, një koment, me këtë nuk është se po i shmangem. Opozita prej dy vitesh është në një problem shumë të madh të brendshëm, ku unë nuk kam dashur të hyj. Nuk mund të mbaj anë, është çështje e një partie. Mendimin tim do e them hapur/ në 2021 mendoja se Shqipëria ka nevojë të ndryshojë. Nuk më ka thirrur njeri sot të thotë do bëjmë një rrugëtim bashkë. Pra, edhe nëse ti flet për një opozitë, ata që përbëjnë opozitën duhet të ulen dhe të thonë, hajde biem dakord për këto linja.

Dikush më thonte pse nuk shkove në miting, por unë nuk do e marr vesh mitingun nga televizori. Dhe e kam dhënë përgjigjen, kush do më vijë te mitingjet që bëj unë për Çamërinë atyre do i shkoj. Deri më sot opozita nuk ka bërë një analizë. Sot e kësaj dite nuk e dimë pse LSI nuk bëri marrëveshje me PD, do mjaftonte kaq në tavolinë që ne sot të flisnim për një situatë tjetër. Tani unë nuk do vrapoj pse i bie njëri lodrës edhe të them prit. Tani kjo më fyen edhe inteligjencën edhe këtë që përfaqësoj unë. Nuk kam ndërmend të iki as me njërin as me tjetrin. Shkoj pas shtëpisë time, pas PDIU.

Kriza e brendshme është një krizë që është krijuar nga ata vetë. Shqipëria nuk mund të bëjë dot rrugëtim pa fatin e madh që kemi aleatë si SHBA, apo Italia e Gjermania. Shumë herë ti mund të bësh shumë mirë, por duhet ta hapësh krahun të vijë një i ri tjetër dhe të ngjallë prap shpresë. Por kam dëgjuar edhe teori, hajd të bëjmë një bashkim mekanik. Sigurisht që e mirëpres z.Duka që merr iniciativa. Opozita duhet të tregojë pse duhet të vijë në pushtet dhe çfarë di të bëjë më mirë se këta që janë sot dhe mbi të gjitha ka nevojë për një ekip të ri që të ngjallë shpresën por të jetë edhe një perceptues i problematikave që thamë. Berisha është një person karizmatik, ka bërë 30 vjet beteja në Shqipëri, dhe nuk jam unë personazhi që duhet t’i them atij se cfarë duhet të bëjë.

Une them që opozita të vijë në pushtet duhet të tregojë dhe të ketë një alternativë të qënësishme, të kthehet te e djathta. Duhet të mblidhen dhe të thonë ne jemi opozitë e qendrës së djathtë ku parimet tona janë taksat e ulëta, mund të kemi një vektor të majtë për t’u bërë bashkë si shtet social, në mënyrë që në Shqipëri të kthehet e majta dhe e djathta dhe ne të bëjmë pastaj një debat se kush është rruga më e mirë për ta cuar ekonominë. Pra, diskutimi është më i gjatë në mënyrë që ne mos të jemi sic kemi qenë këto 30 vjet, që një çetë do të heqë nga puna një çetë tjetër. Vetëm në Shqipëri dëgjon, ‘i mori maxhoranca të gjitha se ia lanë këta’, jo në demokraci nuk duhet t’i marrësh”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat